“Mund të të vrasë ty, duke blerë bukë”, protestuesi i drejtohet polices: Këta ta vrasin lirinë

09/12/2020 17:09

“Ata mund të të vrisnin ty moj, tu dal me ble bukë. Ata ta vrasin lirinë”

Pas këtyre fjalëve drejtuar një efektiveje të policisë,  një i ri i revoltuar teksa protestonte kundër vrasjes së Klodjan Rashës nga ana e policisë, ka kaluar kordonin dhe ka qëlluar me një shishe qelqi murin e Ministrisë së Brendshme.

Mbrëmjen e sotme qindra protestues janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për vrasjen nga ana e policisë mëngjesin e 8 dhjetorit, të 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Top Channel