Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombëtare ne vendngjarje, ka dërguar ne spitale 10 të lënduar ne protestën e dhunshme të zhvilluar ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tete punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime me serioze.

Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombëtare dhe strukturat shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë.

Top Channel