Në mes të nëntorit, kur presidenti Donald Trump foli për manipulim të zgjedhjeve, bashkëshortja e tij, Melania Trump, publikisht ishte në një mendje me të.
Por privatisht, pak ditë më pas, Zonja e Parë ngarkoi një ndihmës të saj me detyrën që të zbulonte se çfarë do të kishte ajo në dispozicion, në kuptimin e buxhetit dhe stafit, për jetën pas Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa presidenti vazhdon të përpiqet për të gjetur një rrugë për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë është angazhuar në ndarjen e pakove që do të transportohen në Nju Jork dhe atyre që do të shkojnë në Mar a Lago, në Palm Beach të Florida-s.
“Ajo vetëm do të shkojë në shtëpi”, tha një burim i afërt me Melania-n.
I pyetur se si Zonja e Parë ndihet ndërsa dëgjon zërat se i shoqi mund të kërkojë një nominim tjetër në vitin 2024, burimi shtoi: Kjo mund të mos shkojë mirë.
Një burim tjetër thotë ndërkohë se Melania i ka sytë nga Mar a Lago për vete dhe të birin. Kështu, ndërsa Trump nuk e ka pranuar ende humbjen, Melania po mbikëqyr transferimin e sendeve personale në Mar a Lago dhe kullën Trump në Nju Jork. Por, Zonja e Parë është mësuar me disa kate në kullën Trump, ku kishte suitën e saj të gjumit dhe garderobën. Shtëpia në Mar a Lago është dukshëm më e vogël në përmasa, rreth 280 metra katrorë, përmasa këto të mëdha për shumë familje, por e ngjashme me një garsonierë për zonjën Trump pas qëndrimit për katër vjet në mbi 5 mijë metrat katror të Shtëpisë së Bardhë.
Top Channel