Artistja Justina Aliaj e cila është drejt shërimit të plotë në një video live në facebook, ka ndarë detaje procesi i saj i shërimit nga covid-19.

Artistja apeloi që të gjithë të venë maska, ndërsa thotë se për të kjo nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë.

Unë shoh shoqen e dhomës duke vdekur, nuk ka trishtim më të madh mbani maskën, ai është shpëtimi ynë.”, tha ajo.

Top Channel