Të skaduara dhe kontrabandë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë, në kërkim administratori nga Bosnja dhe Hercegovina Në pemën ku ai ishte mbështetur përpara se të ndiqej nga policia ka mbetur si dëshmi njoftimi i vdekjes së 25-vjeçarit.
Në kërkesën për oficerin e arrestuar, për të cilin do të kërkohet burg, prokuroria tregon se si dy policë po kontrollonin një makinë të rastit, kur njëri prej tyre konstatoi të riun që qëndronte i mbështetur në rrugë dhe i thirri, “o djali ndalo pak”. Klodiani vrapoi dhe kaloi në krahun tjetër të rrugës, kurse polici thërriti “ armë”.
Ky paralajmërim e shtyu kolegun e tij të njoftojë sallën e të kërkojë përforcime. Njëri nga policët që ju vu pas dhe polici që po e ndiqte pretendon se në rrugica i riu i kërkonte mos ta ndiqte se do ta vriste, dëgjoi zhurmë të ngjashme me mbushjen e një pistolete. Polici thotë se Klodiano e flaku pistoletën miniblow në këtë rrugicë.
Teksa policia pretendon se pistoleta miniblow u gjet shumë larg vendit ku u vra Klodian Rasha, polici që e qëlloi atë, në deklaratën e dhënë para prokurorisë pretendon se gjendej 20 deri në 25 metra larg tij.
“Unë e pashë që më ngriti dorën me sendin e dyshuar si pistoletë”, thotë efektivi, tashmë i arrestuar.
Efektivi pretendon se u rrëzua për tokë dhe se nga andej e qëlloi Klodianin në gjymtyrët e poshtme.
“U ngrita në këmbë nga frika, teksa Klodian Rasha vraponte e qëllova sërish. Klodian Rasha u rrëzua në hyrje të rrugicës që të çon në shtëpinë e tij, ku dhe ka dhënë shpirt”.
Prokuroria deklaron se pret ekspertizën e kamerave të sigurisë që do të vërtetojnë se çfarë itinerari ka ndjekur i riu dhe se çfarë ndodhi në vendin ku ai u qëllua me armë zjarri me dy plumba, njëri prej të cilëve nuk e preku kurse tjetri nga pas shpine i preku zemrën.
Top Channel