(Fotot) Çfarë nuk u pa në protestë e vrasjes së Klodian Rrashës/ Nga gurët kundër Kryeministrisë tek djegia e dy pemëve të Krishtlindjes

09/12/2020 21:42

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, mëngjesin e 8 dhjetorit, ka bërë që në Tiranë por jo vetëm të shpërthejnë protestat.

Për të paktën 5 orë, protestuesit kanë  marshuar, thërritur dhe shtyrë me policinë duke shprehur kundërshtinë e tyre lidhur me aktin e pa precedentë të vrasjes së të riut.

Kryeministria, ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës, por edhe sheshi “Skënderbej” ku ishte vendosur pema e Krishtlindjes u bënë objekte të shfryrjes së zemërimit.

Ndërkohë policia nuk ndërhyri veçse në momentin kur protestuesit tentuan të shkallmojnë derën hyrëse në kryeministri.

FOTO GALERI
1/49

Top Channel