Zbardhja e vrasjeve të 2005-ës, Dervishi: Goditja më e madhe e ndodhur deri tani nga SPAK
08/12/2020 22:31
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se kjo është goditja më e ndodhur deri tani nga SPAK, ku ka dhënë një mesazh se nuk do të ketë më frikë për të goditur përsëri.
“Besoj se është goditja më e madhe e ndodhur deri tani nga SPAK. Do të ketë një impakt të madh, pasi janë goditur disa koka të krimit pjesë e një kategorie që janë të bujshëm, jo ata që kanë një strategji për të qëndruar në hije. Ata kanë goditur shumë lart që tregon se nuk do të kenë më frikë për të goditur”, tha Dervishi.
Top Channel