Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ Reagon Yuri Kim: Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën

08/12/2020 19:21
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zbardhjen e dy vrasjeve të  bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut.

Sipas Yuri Kim, SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej ajo shton se ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit.

Në fund Kim, shkruan se SHBA shpreson që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.” shkruan Yuri Kim.

Top Channel