Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, Eksperti i Sigurisë: Ngjarja na dërgon në problem tjetër…sa të sigurt jemi

08/12/2020 21:51
Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi

Emisioni “Open” po trajton mbrëmjen e sotme vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi i ftuar ditën e sotme në “Open” tha se është një ngjarje e turbullt, ku edhe gabimi njerëzor mund të përfshihet. Ai tha se kjo ngjarje na dërgon në një problem tjetër, se sa të sigurt jemi.

“Ngjarja është e rëndë pasi ka humbur një jetë, përfshirja e oficerit të policisë e rëndon akoma edhe më shumë. Çdo gabim sado që të jetë futet në mikroskopin më të madh. Edhe pse janë profesione të tilla vitale, fokusimi i tepruar në të tillë profesione shkakton dëm, fokusimi i tejngarkuar. Fokusimi i mjekëve apo policisë shkakton diçka, pasi shkakton presion. Nuk është më lajm që padrejtësia e korrupsioni mungon, është ngjarje e turbullt, edhe gabimi njerëzor mund të përfshihet. Ajo që më shqetësoi ishte përmendja e distancave të vogla, shumë afër shtëpisë, kthesës. Në distanca të tilla duhet ta menaxhojmë mirë situatën. Distanca kaq të vogla janë shumë shqetësuese. Nuk bëhet fjalë për një distancim të lartë. Duhet me qenë shumë të vëmendshëm. Kjo ngjarje na nxjerr në një problem tjetër, duhet të dimë se sa të sigurt jemi”, tha Muxhaqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA