Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë, ish-drejtori i policisë: Ka pasur një sherr verbal, i riu u qëllua në shpatull nuk bëri sulm

08/12/2020 21:51

Ish-drejtori i Policisë, Arjan Hoxha ka treguar në emisionin Open në Top Channel se ndaj policit nuk ka pasur sulm, pasi në momentin e vrasje, predhën e plumbit i riu e ka marrë në shpatull.

Sipas Arjan Hoxhës, një polici nuk mund të bëjë ndjekje në errësirë nëse nuk ka informacion se personi në fjalë ka kryer një vepër të rëndë penale.

Arjan Hoxha: Fillimisht duhet të kemi një sulm që të ketë një mbrojtje. Por nuk rezulton që viktima të ketë zhvilluar një sulm. Veprimet e mëtejshme do të konkludojnë nga pakujdesia pa në formën e  vrasjes me dashje indirekte. Po të shikoni predhën e ka marrë në shpatull jo në gjoks. Nuk e ka pasur përball që mund ta rrezikonte. Një polici nuk mund të ndjej një person në errësirë. Se nuk kishte informacion që po kryhej një vepër e rëndë dhe duhej të përdorur arma. Një grua pretendon se ka pasur një sherr verbal. Kjo mund të ketë kaluar me eufori tek polici dhe t’mund të ketë shkuar aty. Por sulmi mungon dhe s’ka mbrojtje të nevojshme dhe s’ka kalim të kësaj mbrojtje. Kjo është e gabuar. Për mua është vrasje nga pakujdesia.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA