Urimi i veçantë i Veliajt për 8 dhjetorin, bën sërish bashkë “Tre Musketjerët”: Guximi i studentëve do të mbetet përgjithmonë në histori

08/12/2020 20:24

Në nderim të guximit dhe veprës së studentëve të dhjetorit, Bashkia e Tiranës ka bërë sërish bashkë “Tre Musketjerët”, të cilët përmes këngëve të tyre rrok kanë risjellë kujtimet e ethshme të protestës për liri të 8 dhjetor 1990.

Teksa ka postuar klipin e “Tre Musketjerëve”, Veliaj shkruan: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” ishte thirrja që prishi qetësinë e Tiranës së 30 viteve më parë. Më 8 dhjetor 1990 studentët e guximshëm mundën frikën dhe u përballën me regjimin diktatorial në kodrat e Qytetit Studenti.

Brenda 4 ditësh protesta e tyre për liri, vërshoi nëpër rrugët e kryeqytetit e më pas në të gjithë Shqipërinë . Është ngjarja e madhe që ndryshoi historinë tonë. 8 dhjetori është dita e tyre, është dita e të gjithë të rinjve shqiptarë . Në nderim të studentëve të dhjetorit 1990, të cilët gjunjëzuan diktaturën me guximin që do të mbetet përgjithmonë në histori.

Me këngët e viteve ‘90, “Tre Musketjerët” risjellin kujtimet e ethshme të protestës për liri të 8 dhjetorit”.

Top Channel