Hasan Rasha, xhaxhai i Klodian Rashës, ky i fundit i vrarë mbrëmë nga policia, ka thënë se nipi i tij nuk mbante kurrë armë. Sipas Hasanit, nipi i tij kishte probleme me nervat por nuk ishte problematik në shoqëri.
“Nëse ai ka prek armë me dorë në të gjithë jetën e vet unë pranoj të pushkatohem. Ky ka qenë i previligjuar si fëmija më i fundit nga nëna dhe baba.”
“Problemet e këtij kanë qenë nervore. Ka pasur pak nerva. Pinte cigare dhe rrinte me shokë, nuk punonte. Dhe si të mos punosh bëhesh edhe me nerva. Por s’ka qenë asnjëherë problematik me asnjë në familje dhe në shoqëri. Donte të ikte në Angli. nuk mundem të punoj me dy qind mijë lekë” ka thënë Hasan Rasha.
Kujtojmë se i riu u vra orët e para të mëngjesit të sotëm pas një ndjekje nga policia. Sipas policisë i riu ka pasur armë, por arma është gjetur disa metra larg vendit të vrasjes.
Top Channel