Po sjellim disa shembuj për të faktuar se si përmbaruesit kanë bërë sekuestrime masive të pasurisë duke kaluar shumë fish dhe shumë herë vlerën e detyrimit.

Përmbaruesja Suana Anamali e shërbimit përmabrimor FLASH, për vetëm 5500 lekë deryrim ka vendosur sekuestro për dy apartamente.

Ky veprim i përmbarueses është jashtë çdo kërkese ligjore dhe logjike për ekzekutimin e tij. Dy apartamenetet e sekuestruara, 78 metra katrorë dhe 89 metra katror, kalon qindrafish vlerën e detyrimit prej 55 mijë lekësh.

“Ne kendveshtrimin e pergjithshem duket se kjo sekuestro eshte e ekzagjeruar.Nese ju do te merrni nje shembull konkret me 5.500 leke do te thoja kete qe nje apartament para se te sekuestrohet si prone e paluajtshme mund te sekuestrohet nje televizore qe ndodhet brenda apartamentit.Te vendosesh gjithe kete sekuestro per nje detyrim minimalist duket e ekzagjeruar” u shpreh Saimir Hoxha, permbarues.

Emisioni i plotë:

Top Channel