Top Story/ Ministria e Drejtësisë ju heq licensat, 11 përmbarues nuk dorëzojnë dosjet

08/12/2020 23:00

Top Story do të tregojë të gjithë “sagën” e abuzimit financiar të realizuar nga përmbaruesit privat. Ministria e Drejtësisë ka bërë publike një listë me rreth 55 përmbarues ose ish përmbarues që ju është hequr çertifikata e profesionit.

Ligji parashikon se nëse një përmbaruesi i hiqet çertifikata për shkelje të rënda, ai duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Afati për dorëzimin është tre ditë pas heqjes së çertifikatës. Ky detyrim ligjor nuk është përbushur duke shkaktuar një problematikë në dy vitet e fundit për palët e përfshira në proceset përmbarimore, veçanërisht kur në këto palë ka qënë edhe vetë shteti.

“Nese i hiqet licensa nje permbaruesi ose per nje arsye tjeter ai nuk e ushtron me kete profesion duhet patjeter te arshivohen dosjet permbarimore ato qe ka ekzekuttuar dhe ato qe ka ne kzekutim” u shpreh Saimir Hoxha, permbarues.

Rreth 11 përmbarues gjyqësor të prirë nga Arben Meskuti nuk kanë dorëzuar për një kohë të gjatë dosjet e kreditorëve dhe debitorëve.

Mos dorëzimi i dosjeve prej tyre nuk ka bërë të mundur që të vijojë puna nga përmabruesit e tjerë. Kështu ata mbajnë peng me mijëra raste si palë debitore. Ata i mbajnë nën sekustrime përmbarimor të rënda dhe të padrejtja për një kohë të gjatë.

“Kodi i Procedures Civile neqoftese do te shqyrtojme nenin 577 eshte shprehur nese kur ajo prone qe eshte sekuestruar nuk eshte shitur ne ankand sekuestro duhet te anullohet nga permbaruesi gjyqesor dhe te kontrollohet per pasuri te tjera” u shpreh Saimir Hoxha, përmbrues .

“Duke mbajtur pronat e bllokuara duke mos ekzekutuar vendimin , nderkohe ju rriten interesat ju rriten detyrimet dhe ata shkojne drejte falimeniti” u shpreh Vasilika Hysi, avokate.

“Kalimi nga nje permbarues ne nje permbarues tjeter ben rritjen artificiale te detyrimit nepermjet rritjes se pagesave per permbaruesin”u shpreh Jordan Daci, avokat.

Në këtë situatë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga të gjithë këta 11 përmbarues që të dorëzojnë dokumentacionin që mban peng qytetarët.
Në të njëjtën kohë është kërkuar nga institucionet që të hiqen sekuestrot e vendosuar prej tyre. Deri më sot këta përmbarues nuk kanë dorëzuar materialet e kërkuara.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA