Për herë të parë në mënyrë ekskluzive Top Story do të bëjë të njohur identitetin e këtyre njerëzve që janë cilësuar si fantazëm, pasi askush nuk i njeh.

Elda Ibro dhe Olsi Ibro janë bashkëshortë, Arben Meskuti dhe Ernela Çuberi bashkëjetues dhe prindër të tre fëmijëve. Olsi Ibro ka qënë punonjës juridik në periudha të ndryshme i Micro Credit Albania, ZiG Company. Aktualisht punjonjës i ADCA dhe ortak i Re-Plus me emër tregtar Re-Max Plus. Elda Ibro është ortake dhe administraore e Micro Credit Albania.

Arben Meskuti ortak dhe administrator në periudha të ndryshme i Shërbimit Përmbatimor ZiG, zyrë avokatie ADCA dhe shoqërisë përmbarimore FLASH. Në këtë skemë ky shtetas ka përfshirë edhe mamanë e tij Yllka Meskuti. Ajo është ortake dhe administratore e shërbimit përmbarimor ZiG dhe FLASH. Ernela Çuberi, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Arben Meskutit ka lujatur rolin e noteres. Në vitin 2019 asaj i është hequr licensa pasi u vërtetua se aktivitetin nuk e kryente në rrethin ku ishte licensuar në Kavajë, por në Tiranë. Ajo ka bërë 7535 akte noterie dhe 7285 prej tyre i ka për ADCA, pra për skemën kompanisë kreditimit.

Ernela Çuberi është licencuar në 2016 si notere në Kavajë. Ajo ka deklaruar në QKB se ka ushtruar aktivitet noterie pikërisht në pronën e Skënder Llixha me adrese: Kavajë, Lagjja Nr.3, Rruga Skuraj, ndërtesa nr. pasurie 2/204, zk.8552. Por noterja Çuberi nuk ka kryer kurrë aktivitet në këtë punishte që ka qenë në përdorim të Skënder Llixha dhe fqinjëve të tij. MCA ka marrë në pronësi dyqanin me makinacionin “STAR” duke ja dhënë në përdorim noteres Çuberi.

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar noteren Ernela Çuberi dhe e ka paditur në prokurori. Por nga ana tjetër, noterja ka paditur Ministrinë e Drejtësisë për heqjen e licensës. Sipas dokumentit që ka siguruar Top Story, në 16 qershor 2020 gjykata ka vendosur rikthimin në detyrë të kësaj notereje.

Nëse analizojmë me kujdes vendimin e gjykatës, do të shohim që avokatja që e ka përfaqësuar është Besa Llabunishti. Kjo avokate ka konflikt interesi në përfaqësimin e noteres, sepse në vitin 2016 ka punuar si sekretare gjyqësore me gjyqtaren Akelina Gazidedja. Ndërkohë që kjo e fundit është një nga gjyqtaret që ka marrë vendimin kundër urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë.

Emisioni i plotë:

Top Channel