Në një komunikim me mediat të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u pyet sa i takon çështjes së ardhjes së testeve të shpejta të Covid-it në Shqipëri.
Fico sqaroi se testet në fjalë nuk do ta zëvendësojnë tamponin.
“Aplikimi sapo ka filluar dhe krahas testeve të shpejta aplikohet dhe PCR-ja. Këto dy të dhëna do jenë pjesë e komunikimi të 24 orëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë PCR-në”.
Po kështu, Fico deklaroi se incidenca është 356 raste për 100 mijë banorë. Sipas saj, kjo shifër mbetet më e ulët krahasuar me atë të vendeve të rajonit që është 848 raste për 100 mijë banorë dhe më e ulët se shifra e vendeve të Bashkimit Evropian, që e kanë 510 raste për 100 mijë banorë.
“Në prefekturat me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndjekur Gjirokastra dhe Lezha.
Vihet re një qëndrueshmëri në spitalet COVID, por ka një rritje të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive. Përqindja e humbjeve të jetës vijon të jetë 2.1 përqind”.
Top Channel