Sulmet ndaj grave në debatet televizive/ Gazetari: Femrat vriten nga burrat e tyre…

08/12/2020 14:22

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut, debati i ashpër që patën në emisionin “Open” Grida Duma dhe Frrok Çupit.

Në një moment të emisionit, Çupi dhe Duma, kaluan në fyerje personale dhe ishte e pamundur që të ndalonin.

E pikërisht këto debatet e ashpra dhe fyerjet personale gjatë programeve të ndryshme televizive, u diskutuan sot nga të ftuar të ndryshëm.

Një ndër të ftuarit ishte gazetari Rron Gjinovci, i cili bëri edhe një krahasim mes debateve në Kosovë dhe Shqipëri.

“Në Kosovë kam përshtypjen se eskalimi i debatit verbal është goxha i rrezikshëm. Në Shqipëri kalojnë më lehtë me ofendime, si në trafik ashtu edhe në debat politik. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Kosovë kur kalohet në ofendime personale, kalojnë edhe në përleshje fizike. Prandaj këtu edhe ruhen ruhen në përdorimin e fjalëve të rënda, se e dinë se kalohet në dhunë. Për gratë është një standard ende më i rëndë reagimi i opinionit publik”, tha gazetari.

Ndërkohë i pyetur se pse gratë janë ato që sulmohen më shumë edhe në debatet televizive, ai tha se: “Ne jetojmë në ambiente ku gratë dhe vajzat ngacmohen verbalisht dhe psikologjikisht në rrugë, në universitet. Gratë vriten nga burrat e tyre. E kjo vjen edhe në debatet televizive. Shoqëria jonë është e organizuar në mënyrë patriarkale, pabarazia në gjini nuk sjell asgjë të mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA