Studimi i ‘Lancet’: Vaksina e Oksford është e sigurtë dhe efektive

08/12/2020 19:14
Elisa Granato, nje nga vullnetaret e vaksines Oxford/AstraZeneca

Një studim i publikuar në revistën e njohur shkencore ‘The Lancet’ shkruante sot se vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Oxford/AstraZeneca Covid është e sigurtë dhe efektive.

Shumica e njerëzve të përfshirë në studim ishin nën 55 vjeç, por rezultatet deri tani tregojnë se injeksioni funksionin edhe te më të vjetrit.

Studimi i vlerësuar nga disa studiues të pavarur, jepte rezultatet e plotë nga testimet e avancuara në rreth 20,000 njerëz.
Në Britani kjo vaksinë pritet të miratohet së shpejti, për të nisur përdorimin e emergjencës.

Por debatet vazhdojnë mbi masën e dozës së saj, apo se cilat persona do të mbrojë.

Në rezultatet paraprake të vaksinës që u publikuan dy javë më parë mbi nivelin e efikasitetet thuhej se masa e përgjithshme e mbrojtjes ishte 70%, në rastin më të ulët 62% dhe në rastin më të lartë 90%.

Kjo u argumetua nga prodhuesit me faktin se në vullnetarë të ndryshë ishin përdorur injeksione me forcë të ndryshme.

Interesant ishte fakti se vullnetarëve që gabimisht iu dha një dozë më e butë ata kishin krijuar 90% mbrojtje – kurse dy doza me forcë standarde ne disa raste kishin dhënë një mbrojtje prej 62%.

Revista Lancet shkruante se 1,367 njerëz – nga shumë më tepër që merrnin pjesë në testime – kishin marrë një injeksion gjysmë-dozë, të ndjekur nga një dozë e plotë, dhe kjo u kishte dhënë mbrotje 90% nga infektimi me Covid-19.

Por asnjë nga personat e grupit nuk ishin mbi 55 vjeç, në një kohë kur ekspertët e dinë se më të vjetrit janë më të rrezikuar nga simtomat më të rënda të Covid 19.

Pascal Soriot, drejtor në prodhuesit AstraZeneca tha: “Rezultatet tregojnë se vaksina është efektive kundër Covid-19, pasi në grupin e testuar nga kishte infeksione të rënda apo shtrime në spital.”/BBC/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA