“Shqipëria Live”/ Aktiviteti i familjes Gjini pretendohet se u prish nga përmbarues privat i Kishës së Laçit në shkelje të ligjit

08/12/2020 14:40
avokati, Idajet Beqiri

Në emisionin ‘Shqipëria Live” është diskutuar rreth çështjes së konfliktit midis familjes Gjini dhe Kishës së Laçit për një truall ku kisha akuzohet nga pronarët për prishjen aktivitetin e tyre ku pretendohet se u prish nga një përmbarues privat në shkelje të ligjit.

“Asnjë lloj letre nuk kam marrë. I kam kërkuar letër dhe më kanë thënë thjeshtë është tokë e kishës dhe asgjë tjetër, unë i kam paraqit letrat e mia dhe më kanë thënë që do ikësh nga këtu ose do hysh në burg dhe u tërhoqa. Videoja që shikoni ka disa ditë që është bërë. Gjykatësi Arjan Qafa kishte çështjen time dhe e drejta ime që ta rrëzonin atë padi dhe pasi morën sigurimin e padisë gjykatësi vinte shpesh herë në kishë, dhe ngaqe kisha dilema se ai po na e bënte të keqen thashë pse mos të shkoj të shoh njëherë që ta shikoj se ku po shkon ai të takonte priftin ose jo dhe prandaj bëra videon, por ky mori një vendim palidhje. Njerëzit shkojnë tek kisha por nuk futen tek çela e priftit dhe gjyqtari është filmuar në çelë (dhomën e priftit) që s\ka punë atje. Më vjen shumë keq se përmendet shumë herë emri i kishës dhe ne nuk kemi kundër kishës dhe zotit se atëhere nuk do ishim atje fare, por janë disa fretër që i japin një drejtim tjetër kishës dhe nuk e kemi përmendur emrin e Zotit. Nuk kemi asgjë më të thjeshtë problemin e truallit. Kam kërkuar për të bërë një marrëveshje dhe ata më kanë thënë që s’kemi dorë ne dhe e ka Vatikani në dorë, por i thashë që doja vetëm të të vendosja në dijeni personalisht që ne e pranojmë marrëveshjen me një mirëkuptim, por ata skanë pranuar vetëm kanë marrë policinë. Mendoj se frati dhe gjykatësi kanë bashkëpunim me njeri-tjetrin”, tha Prengë Gjini, pronar i truallit.

Ndërsa avokati, Idajet Beqiri që ishte i ftuar për këtë temë ka thënë se me ndërhyrjen e Kishës në polici, policia jua prishi me pretendimin se Kisha thotë se është pronë e imja.

“Në vitin 2013 me ndërhyrjen e kishës ne polici, policia jua prishi me pretendimin se Kisha thotë se është pronë e imja. Këta dy vëllezër kanë 33 pjesëtarë familje dhe mbajnë një dyqan. Kisha në vitin 2002 ka kërkuar që tu kthehet një truall me 1200 metra. Në 2013 që ndërruan qeveritë, Kisha kishte bërë një kërkesë pronave qe ka 2 milionë e 370 mijë metra dhe në atë vendim ju njoh 1 milionë e 280 metra. Në këtë vendim krah tjerash trajtohet toka e vëllezërve Gjini. Sipas Kishës kjo 1734 metra është brenda 1 milion e 700 mijë dhe pronarët kanë certifikatë pronësie dhe ligji është në fuqi, kështu kisha do kompensohet. Kisha bëri një mur të madh që të mbyllte dyqanin. Hodhën kishën në gjygj dhe i thanë që mos na cënohet pronësia jonë dhe gjykata e Laçit, Kurbin me gjyqtare vendosi që Kisha ka shkelur rëndë ligjin dhe vendimi ishte të prishet ccfarë ka ndërtuar Kisha dhe ndalohet që ta cënoni në të ardhmen.

Kisha është kthyer kundër familjes në gjykatë. Në proces gjyqësor e humbi gjyqin e parë familja Gjini dhe këta e hodhën për rigjykim dhe Kisha kërkoi që të siguroje padinë. Vendimin e kësaj gjykate ja çuan në përmbarimin e Laçit dhe këtyre familjeve ju thanë që s’duhet të bëni ndërtim. Kisha u ankua dhe tha se gjykata tha mos të bëjnë punime që dmth të mos shesin, të prishet dyqani. Gjykata e apelit ja kaloi shkallës së parë dhe gjykata e apelit i tha se e keni ekzekutuar apelin dhe gjykata e apelit thotë që të mos ndërtoni dhe ky gjykim rrezohet. Hilja ishte se me mos kryerje punimi do të thotë mos të punosh por aty nuk e kishte shënuar ndërtimi vetëm e kishte lënë kryerje punimi ndërtimi. Kisha gjen një përmbarues shkon merr 130 policë dhe me  27 dhjetor i prishën dyqanin. Po vazhdon kalvari i gjyqeve dhe me të drejtë kjo konsiderohet si toke pylli por i bie që të jetë për asnjërën dhe të jetë vetëm për shtetin dhe me ligjin e ri qe ka dale 2020 toka u takon familjes Gjini. Kisha nuk ka të drejtë. Qytetarët janë të pambrojtur ku më i forti fiton dhe kisha është e fortë dhe shkojnë personalitete të ndryshme dhe prifti thotë ma nënshkruaj këtë dhe bëhet. Mund t’i merrte familjarët dhe mund tju thoshte se ju vini në kishën time dhe mund ta zgjidhim këtë gjë mes njeri tjetrit. Problemi është se nëse je në proces gjyqësor nuk duhet të takohen dhe aq më shumë në orë të vona të natës. Ky përmbarues gjyqësor duhet të ndiqet penalisht dhe familja Gjini duhet të marrë 85 milionshin. Kalvari gjyqit mund të vazhdojë por këta janë pronarë dhe këto do vazhdojnë aktivitetin e tyre”,tha Idajet Beqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA