Ilustrim

Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u finalizua operacioni policor “Ura e Shtrenjtë”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Postribë, Shkodër, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonat rurale, konkretisht në fshatin Ura e Shtrejntë, Njësia Administrative Postribë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në këtë fshat dhe kanë konstatuar shtetasin A. R., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë ka hedhur në tokë një qese, brenda së cilës kishte lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një qese plastike me lëndë narkotike cannabis sativa, e cila në 127 doza.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Dhuna në familje” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA