Sekuestrohet kokainë dhe armë pa leje, bie në pranga një shtetas në Berat

08/12/2020 10:59

Një 36-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 0.25 gramë lëndë narkotike dhe një armë sportive.

Njoftimi i policisë/ Berat

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bie në pranga 1 shtetas që posedonte lëndën narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë dhe një armë sportive pa leje.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Berat, nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit K.K., ku gjetën dhe sekuestruan 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë, një armë sporive pistoletë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.K., 36 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA