Në aksin rrugor Dukat, Qafa e Llogarasë gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore dhe ulje temperaturash.

Kontraktori ka bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme për mjetet.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë Llogaranë duhet të jenë të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikat dhe të pajisen me goma dimërore.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët e tjera kombëtare.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA