Venecia është përmbytur përsëri sot teksa zytarët paralajmërojnë për situatë të vështirë në vijin, një vit pas dëmeve prej një miliardë euro nga baticat e detit.
Moti i keq me shira të rënda dhe erëra të forta ka sjellë sërish ngritjen e baticave në Venecia në nivelin prej 122cm mëngjesin e sotëm, duke i zënë të papërgatitur autoritetet, pa mundur të ngrinin barrierat e reja të përmbytjes, të inauruara vetëm dy muaj më parë.
Sistemi i ri me 78 porta kundër vërshimit, i njohur tashmë si Mose, mbron hyrjen në lagunën e Venecias nga batica më të larta se 3 metra. Por nevojitet njoftim paraprak prej 48 orësh për aktivizimin e tyre.
Parashikimet e motit flisnin për nivel të rritur uji deri në 120 centimetra, që është nën pragun prej 130 cm për operimin e barrierave.
Në pamjet e publikuara tregohen përmbytjet nga uji në sheshin historik Shën Mark, apo Piazza San Marco.
Carlo Alberto Tessein, kujdestar i Basilikës së San Marco, e përshkruante situatën ‘të tmerrshme’ duke thënë se uji kishte hyrë brenda ndërtesës historike.
Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, shkruante sot në Twitter: ‘3.10 pasdite… Jam në qendrën e vrojtimit Centro Maree për të ndjekur situatën. Niveli maksimal pritet në 145 cm në ora 16:40, prej erërave të pazakonta. Sistemi MOSE nuk është aktiv.’
Top Channel