Pasojat pas covid/ Mjekët tregojnë se duhet trajtuar organet që preken më shumë

08/12/2020 19:36

Sars-Cov2-shi nuk prek vetëm mushkëritë, por edhe zemrën, këtë organ muskulor, që cilësohet si motori i trupit tonë.

Anila Shahini, kardiologe: Vetë ky virus, që është ende duke u eksploruar, se çfarë ju bën organeve të tjera përveç mushkërive, mund të japë prekje të muskulit të zemrës, prekje të enëve të gjakut që furnizojnë muskulin e zemrës, deri në infarkte.

Kategoritë në risk janë të moshuarit, veçanërisht mosha mbi 65 vjeç, pa dashur të keqinformojmë, sepse fatalitete ka edhe në mosha të reja.

Pacientët obezë, me indeks të masës trupore mbi 30, pacientë të cilët kanë bërë së fundi një ndërhyrje kirurgjikale dhe lëvizin pak.

Të riskuar janë pacientët me diabet, sidomos diabet tip 2 të dizekuilibruar, të patrajtuar mirë.

Femrat që trajtohen me kontracepsion konsiderohen dhe duhen marrë në kondideratë, sepse favorizojnë gjendje protrombotike.

Në vëmendje janë pacientët që kanë bërë një infarkt dhe janë trajtuar me stendë apo bypass.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA