Ngjarja në Tiranë/ U qëllua për vdekje pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, policia gjen armën e 25-vjeçarit

08/12/2020 08:25

Policia jep detaje të tjera për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Shqiponjavë gjatë natës në Tiranë.

Policia njofton se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.

Ndërkohë burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”.

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Policia njofton se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25 vjeçari i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë që punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metëjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA