Mbi 47 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

08/12/2020 09:19

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 47 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 47.025.645 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (9.178.946), SHBA (8.983.641), Brazil (5.801.067) dhe Rusi (1.956.588), ndërsa më pas radhiten Argjentina (1.300.696) dhe Kolumbia (1.267.595).

Në Turqi, numri i të shëruarve që nga 8 dhjetori ka arritur në 436.270. Ndërkohë në mbarë botën janë 19.364.907 persona, të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 67.940.855 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.550.303 të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA