Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vend. Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora, të cilin e shihni në foto ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Mjeku 50-vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Spitalin Infektiv në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij është rënduar tre ditët e fundit dhe i ndjeri nuk mundi të jetonte.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës. Së fundmi punonte si pedagog i jashtëm në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.
“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!”, shprehet Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës në status të tij.
Top Channel