“Kam 5 djem dhe jam i 5-ti vëlla”, Xhaxhai i Klodianit: Të zbardhet ngjarja ose gjaku shkon me gjak

08/12/2020 21:32

Xhaxhai i të riut që u vra orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë nga policia, ka thënë se do të bëjë vetëgjyqësi nëse ngjarja nuk zbardhet.

Hasan Rasha, xhaxhai i Klodian Rashës, ka thënë se beson tek prokuroria, por sipas tij nëse ngjarja nuk do të zbardhet dhe familja nuk do të mësojë shkaqet e vrasjes së të riut atëherë nuk përjashohet edhe vetëgjyqësia.

Sipas Hasanit, nipi i tij kishte probleme me nervat por nuk ishte problematik në shoqëri.

“Nuk e njoh atë polici dhe nuk e di. Qëllim jonë është që kjo punë të zbardhet. Edhe për atë që e ka vra por edhe për ne. Pas të keqes që kemi të hiqet gjysma të paktën. Të tjerët më kuptojnë këtë muhabet. Duke mos e zbardh këtë çështje sherri mbetet i hapur. Nuk e di nëse ka qenë një gabim. Fatkeqësi e djalit tonë. Ma merr mendja që edhe atij policit. Se nuk është policia për të vrarë njerëzit. Nuk mund të flas më shumë. Edhe për atë më vjen keq. Nuk jemi njerëz që ne të futemi në sherr. Sjemi mësuar. Ne jemi mësu me i ndalu jo me i hapur sherret.” tha Hasani.

“Nëse kjo punë nuk do të zbardhet. Atëherë nuk do të garantojë, se unë jam vetë i pesti vlla dhe kam 5 djem. Nuk e di se ku përfundon. Gjaku shkon me gjak. Kjo punë nuk duhet të lihet. Kjo është gjë që ndodhi. Të paktën ta dimë si dhe pse u bë.”

“Di vetëm që më është vrarë djali sikur mi kanë thënë edhe mu. Jam me mendimet e njerëzve. Inshalla e zbardh. Më kanë thënë për kameran që e ka marrë policia. Nuk i kemi kërkuar kamerat se ne jemi në mort. Nesër varros djalin. Janë nisur refugjatët. Janë nisur djemtë nga Anglia, nga Greqia. Ne presim fëmijët. Pa bërë varrim ç’të kërkojmë. Kërkojmë që këtë punë me na e zbardhur me çdo kusht. Të na lejnë shëndosh edhe ne të tjerëve. Kam shumë besim të Prokuroria dhe nga shteti Inshalla” tha Hasan Rasha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA