Java e provës për pandeminë: Në bazë të shifrave do vendoset për masat ndaluese

08/12/2020 15:04

Edhe këtë javë nuk ka masa të tjera shtrënguese pasi komiteti teknik i ekspertëve ka vlerësuar një situatë të qëndrueshme të epidemisë.

Por kjo javë në të cilën jemi është vendimtare për të kaluar në kufizime të tjera, nëse do të ketë një rritje të menjëhershme të shifrave.

Qeveria shqiptare ka parapaguar tanimë dhe do të mundësojë ardhjen e vaksinës anti Covid nëpërmjet aleancës Covax, ndërkohë që po bëhen edhe përpjekje të tjera.

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë prej dy ditësh janë në Amerika për të negociuar për një tjetër sasi të mundshme të vaksinës anti-covid, e cila si fillim do të sigurohet për grupet në risk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA