Globe Soccer Awards/ Tjetër duel mes Ronaldos e Messit

08/12/2020 13:32

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përfshihen në sfida të tjera që janë jashtë fushës së gjelbër. dy yjet e futbollit botëror janë finalistë për Cmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Globe Soccer Awards për vitin 2020, ceremonia e së cilës do të zhvillohet në 27 dhjetor.

Për herë të parë në historinë e Globe Soccer Award, finalistët e çdo kategorie janë zgjedhur vetëm nga tifozët në mbarë botën që e shprehën vullnetin e tyre nëpërmjet votimeve të tyre.

Për kategorinë e Futbollistit më të Mirë të vitit Cristiano Ronaldos dhe Lionel messit, në garë iu është bashkuar edhe Robert Leëandoëski, sulmuesi i Bayernit shënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve dhe Bundesligës gjermane. Risia në këtë edicion të Globe Soccer Awards është përcaktimi i Futbollistit të Shekullit. Edhe në këtë kategori si finalistë shfaqen emrat e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit që do të jenë në garë me Mohamed Salah dhe Ronaldinhon.

Në mbrëmjen gala të 27 dhjetorit do të jepet çmimi edhe për trajnerin më të mirë të vitit ku Hansi Flick është pretendenti kryesor për të marrë këtë çmim pas tripletës së trofeve të fituar me Bayernin. Në finale bashkë me trajnerin gjerman janë edhe Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini.

Në kategorinë Agjenti i Shekullit në finale janë të zakonshmit Jorge Mendes dhe Mino Raiola të cilëve u bashkohet edhe italiani Giovanni Branchini. Po kështu do të shpallet edhe Trajneri i Shekullit për të cilin në garë janë Sir Alex Ferguson, Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane. Në fund do të jepet edhe cmimi për skuadrën më të mirë të vitit dhe atë të shekullit. Për skuadrën më të mirë në 2020 në garë janë Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit dhe Liverpooli, ndërsa për Ekipin më të mirë të shekullit finalistët janë Bayerni, Reali, Barcelona dhe Al Ahly

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA