“Ftesë në 5”/ Dita e Rinisë, poeti Agim Doçi: 8 dhjetori është shkrirë si kripa në ujë

08/12/2020 18:11
Të ftuarit në "Ftesë në 5"

Në Ditën e Rinisë studentët e vitit ’90 janë vënë përballë atyre të viteve të sotme në emisionin “Ftesë në 5” ditën e sotme. Pas 30 viteve a po luftojnë këta të rinj për të njëjtën kauzë?

Poeti Agim Doçi në një lidhje me skype në emision tha se 8 dhjetori është shkrirë si kripa në ujë dhe askush nuk e mban mend në ditët e sotme. Ai u bëri thirrje të gjithë personazheve të 8 dhjetorit të vitit 1990 që të mos gënjenin më duke lënë të nënkuptuar se ata i kanë harruar idealet që kishin.

“E kujtoj me shumë dhimbje se ai 8 dhjetor është harruar e shkrirë si kripa në ujë, mbaj mend ato net të fuqishme, ku të gjithë studentët kishin ardhur në Tiranë, ne e sabotuam shpalljen e Kosovës republikë, në qytetin e studentëve, dy studentë që s’përmenden kurrë ishin dy organizatorë të protestës, të cilët shkuan në PD dhe më pas se di ku ikën. U lutem personazheve të 8 dhjetori që të mos rrejnë më, tani po e shikoj që nuk po e festojnë më as ata dy studentët. Dua tu dërgoj një nuk kam ndërmend të shpërndaj pishtarë demokracie ç’ka jemi ne, ngelëm duke thënë e duam Shqipërinë si gjithë Evropa por a na do Evropa në gjirin e saj? Më 4 dhjetor isha në shtëpinë e profesorit të nderuar isha bashkë me Halil Sykan e Darragjatin. Bie zilja e vijnë dy veta ishte Arben imami dhe një farë Gramoz Pashko e na thonë që duam të bëjmë një parti me intelektualë. Pasi e lexoi u tha që sa të jem gjallë nuk dal nga programi se pikë të parë paska trojet shqiptare e më pas me u liru të burgosurit. E u thash që kjo është parti ilegale apo legale. Ata më thanë që e kemi marrë konfirmimin nga partia Enver, por Enveri a nuk ka vdekur?”, tha Doçi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA