Dieta mesdhetare është e pasur me vaj ulliri, fruta, perime, drithëra, bishtajore, arra dhe fara. Ajo konsiderohet si një dietë me rrezikshmëri të ulët nga prekja e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera.
Në studimin ku AgroWeb.org është mbështetur vihet re se gratë mbipeshë që konsumojnë një dietë të ngjashme me atë mesdhetare mund të zvogëlojnë shanset e tyre për tu prekur nga diabeti i tipit 2 me 30%, krahasuar me gratë që nuk ndjekin një dietë të ngjashme. Të dhëna nga Divizioni i Mjekësisë Parandaluese në Brigam dhe Spitalin e Grave në Boston tregojnë se ndryshimet nuk do të ndodhin menjëherë, por ato janë afatgjata dhe sgurojnë një mbrojtje të sigurtë.
Mes faktorëve ndikues, përfshirë kolesterolin, lipoproteinat (molekulat që paketojnë dhe transportojnë yndyrna dhe proteina) dhe rezistencën ndaj insulinës. Rezultoi se treguesit e lidhur me rezistencën ndaj insulinës ishin kontribuesit kryesor në uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti i tipit 2. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tregues të tillë janë më të lartë në dietën mesdhetare e cila është më e pasur në fibra.
Çfarë përmban Dieta Mesdhetare
Në shumë rekomandimeve të mjekëve dieta e mesdheut qëndron e para në listë për shkak të vlerave shëndetësore që mbart. Jo vetëm si një shportë vlerash, kjo mënyrë e të ushqyerit ndihmon edhe në rënien në peshë në mënyrë të shëndetëshme.
Përveçse shumë vlerave është edhe shumë e lehtë për t’u ndjekur pasi ka për bazë ushqimet tradicionale. Ushqimet kryesore për këtë dietë janë drithërat, frutat, perimesht, bishtajorët, barishte jeshile, arrorë, erëza apo vaj ulliri. Dy herë në javë këshillohet konsumimi i mishit ose i peshkut në mënyrë që të mbani nën kontroll kolesterolin.
Mundohuni të moderoni sasinë e bulmetrave, vezëve apo mishit të pulës duke i shërbyer me porcione të vogla. Gjithashtu shumë e rëndësishme është të evitoni sa më shumë të jetë e mundur ëmbëlsirat, sheqerin apo mishin e kuq. Bëjeni këtë regjim tuajin duke u mbështetur tek konsumimi i shumë perimeve, frutave apo drithrave. Në këtë mënyrë do të përfitoni të gjitha vlerat e kësaj diete të artë./AgroWeb
Top Channel