Bulqizë/ Arrestohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje

08/12/2020 11:17
Arrestohet një 24-vjeçar

Një 24 vjeçar me iniciale E.R., banues në Bulqizë i cili ishte prej kohësh në kërkim është arrestuar nga policia për vjedhje.

24-vjeçari akuzohet për një bashkëpunim me një shtetas tjetër të cilët ishin ndaluar më parë nga policia, dyshohen se kanë vjedhur lëndë djegëse (naftë) dhe disa sende të tjera pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë.

Zbardhja dhe dokumentimi i rasteve të tjera vazhdon ku dyshohet se shtetasi i lartëpërmendur në bashkëpunim me një bashkëpunëtorë të tij , të ndaluar me parë nga policia, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura më parë në rrethin e Bulqizës.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA