Një ngjarje e rëndë është shënuar Vaun e Dejës, ku një 43-vjeçar është plagosur teksa punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Top Channel mëson se viktima I.D është aksidentuar nga një portë elektrike në fabrikën e peshku, dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se fabrika e peshkut ku u aksidentua me pasojë vdekjen 43-vjeçari, është në pronësi të familjes së kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Top Channel