Aksidentohet teksa punonte në fabrikën e peshkut, ndërron jetë 43-vjeçari në Vaun e Dejës
08/12/2020 16:19
Një ngjarje e rëndë është shënuar Vaun e Dejës, ku një 43-vjeçar është plagosur teksa punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Top Channel mëson se viktima I.D është aksidentuar nga një portë elektrike në fabrikën e peshku, dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se fabrika e peshkut ku u aksidentua me pasojë vdekjen 43-vjeçari, është në pronësi të familjes së kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.
Top Channel