Tiranë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë zonë së Pallatit me Shigjeta. 

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në lumin e Lanës.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po nxjerrin nga makina personat që ishin brenda.

Top Channel