foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin në të.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për nxjerrjen nga automjeti të dy personave pasi janë bllokuar në të.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, makina është shkatërruar nga përplasja.

Top Channel