840 doza heroinë/ Arrestohet 31-vjeçari në Durrës, policia mori informacione se…

08/12/2020 09:35

840 doza heroinë dhe një sasi lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar në Durrës.

Bëhet fjalë për E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gr., lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel