8 dhjetorin e vitit 1980, do të qëllohej për vdekje një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore.
Megjithatë, kujtimi I njeriut që falë muzikës dhe angazhimit të tij për paqe, ndryshoi botën, mbetet I pashlyer. “Hej, Z. Lennon, do të hysh histori”, thirri Mark David Chapman teksa I afrohej ish-Beatlesit përpara derës së godinës luksoze ku ai banonte në New West Side të New York-ut.
Pastaj hapi zjarr, duke e qëlluar në shpinë. Lennon u shemb përdhe; portjeri e mbuloi me xhaketën e tij duke i hequr syzet me njolla gjaku. Ndërsa Chapman nuk lëvizi nga vendi; ai qëndroi në skenën e krimit, nxori një libër e nisi ta lexonte derisa mbërriti policia që I vuri prangat. Katër dekada më parë, kjo vdekje tronditi botën, por mbi të gjitha një brez që ishte rritur duke u ushqyer me idealet kundër dhunës, një pjesë të të cilave vetë Lennon i kishte frymëzuar me albumin e tij më të suksesshëm, Imagine.
Kjo këngë do të shndërrohej në një himn ndërkombëtar të pacifizmit. Rindërtimi i asaj vrasjeje ka qenë temë e filmash, librash e teorish të pafundme konspirative. Lennon nuk ishte vetëm themeluesi i një grupi që bëri epokë në muzikë, veshje, modë dhe pop art, duke regjistruar 186 këngë pothuajse të gjitha të suksesshme; ai ishte njëkohësisht artisti dhe aktivisti që në më pak se 10 vjet si solist shkroi këngë si ‘Jepi Paqes një Shans’.
Vrasja e John Lennonit vazhdon të mbetet një mister, edhe pse Chapman është përpjekur t`I japë një arsye gjestit të tij, herë duke u hequr si një I krishterë I flaktë që donte të hiqte qafe muzikantin I cili thoshte se Zoti është vetëm një koncept, dhe herë të tjera sepse donte te zhdukte njeriun më të famshëm në botë për të shpëtuar, sic thoshte, nga depresioni I tij kozmik.
Top Channel