Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa përballje interesante, ku në programin e ditës së martë, dy ndeshjet më të mira do të jenë ato mes Barcelonës e Juventusit dhe RB Leipzig e Manchester United.

Pas shumë vitesh do të mund të ndjekim një duel të zjarrtë mes Lionel Messi-t e Cristiano Ronaldo-s. Edhe pse të dy skuadrat i kanë siguruar kualifikimet drejt fazës së 16 më të mirëve, përballja mes dy futbollistëve më të mirë në planet është pritur për shumë kohë të gjatë nga tifozët e Barcelonës, Juventusit dhe nga të gjithë fansat e futbollit anë e mbanë botës.

Interes ka edhe mes RB Leipzig e Manchester United, ku pritet të ketë futboll intensiv nga të dy ekipet. Në rast fitoreje sot të skuadrës së PSG në Grupin H, Leipzig dhe United do të ndeshen kokë më kokë me qëllim të vetëm për të arkëtuar tre pikë të plota, të cilat do të jenë vendimtare se kush do të vazhdojë tutje drejt fazës së 16 më të mirëve.

Programin e plotë të ndeshjeve, të cilat do të zhvillohen sot së bashku me orarin përkatës mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

Grupi E

21:00 Chelsea (1) – FC Krasnodar (3) (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Rennes (4) – Sevilla (2) (Stadiumi Roazhon Park)

Grupi F

18:55 Lazio (2) – Club Brugge (3) (Stadiumi Stadio Olimpico)

18:55 Zenit St. Petersburg (4) – Borussia Dortmund (1) (Stadiumi Gazprom Arena)

Grupi G

21:00 Barcelona (1) – Juventus (2) (Stadiumi Camp Nou)

21:00 Dynamo Kyiv (3) – Ferencvaros (4) (Stadiumi National Sports Complex “Olympiyskiy”)

Grupi H

21:00 Paris Saint-Germain (2) – Istanbul Basaksehir (4) (Stadiumi Le Parc des Princes)

21:00 RB Leipzig (3) – Manchester United (1) (Stadiumi Red Bull Arena)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA