Vjedhje, përdhunim e kanosje, tre të arrestuar në Lezhë, dy prej tyre ishin në kërkim

07/12/2020 14:05
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë, ku dy prej tyre kanë qenë në kërkim.

R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, u arrestua pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta. M. P., banues në Lezhë, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “. D. H., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ra në pranga pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Z. F. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit D. H., gjithashtu u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak.

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta. Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. P., banues në Lezhë, i shpallur në kërkim veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “.Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kurbin u bë ndalimi i shtetasit D. H., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Z. F. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit D. H., u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA