Serbi, 56 të vdekur dhe 6.557 raste të reja me COVID-19
07/12/2020 20:11
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 56 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 6.557 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 2.005, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 226.209.
Aktualisht janë hospitalizuar 8.209 persona, ndërsa 283 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 15.697 persona janë testuar, duke e çuar në 1.915.643 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Top Channel