Një hetim i ri ka zbuluar se sëmundjet e mistershme e raportuara nga diplomatë të SHBA në vende rivale si Kina apo Kuba, mund të jenë sulme të vazhdueshme me rrezatim mikrovalësh.
Raportimi i akademisë kombëtare të shkencave në SHBA i porositur nga Departamenti i Shtetit, studionte presionin e kokës dhe çorientimin e vuajtur nga zyrtarët në ambasadën e Havana në disa raste duke nisur nga 2016.
Në total, 26 anëtarë të personelit kishin pësuar humbje të pjesshme të dëgjimit.
Gjendja tashmë e njohur si “Sindroma e Havanes” ka përfshirë gjithashtu zyrtarë diplomatikë të Kanadasë dhe të konsullatës së SHBA në Kinë në vitin 2017.
Sëmundjet e mistershme kishin ngritur dyshime se rreze të padukshme po dërgoheshin nëpër ambasada, kur siç dihet mes diplomatëve qëndrojnë dhe spiunët e huaj.
“Në total, energjia pulsuese radiofonike duket se është mekanizmi më i pranueshëm për shpjegimin e këtyre rasteve,” thuhet në raport.
Rrezatimi në frekuenca radio, sipas raportit është “energji elektromagnetike jo-ionizuese e karakterizuar nga valë të gjata, frekuenca të ulëta dhe energji e ulët e protonëve”.
David Relman, profesor mjekësie në Stanford University dhe drejtues i studimit, tha se zbulimet janë “shqetësuese”.
Ai tha: “Komiteti i konsideron rastet shqetësuese, sepse mundësia e energjisë radio të shënjestruar ndaj subjekteve u ka shkaktuar atyre vuajtje të konsiderueshme dhe debilitim”.
Në studim thuhej se punonjësit kishin pësuar çorientim, të përziera dhe sindoma ankthi prej sulmeve.
Top Channel