Ermal Mamaqi, i njohur si një ndër aktorët e humorit më të famshëm në Shqipëri përmes lidhjes me Skype në emisionin “Shqipëria Live” foli rreth temës së shumëpërfolur për “paketën” e tij se si të bëhemi të suksesshëm.
Ermal Mamaqi komentoi edhe pjesën që irritoi gjithë rrjetin për pjesën e çmimeve të paketave të tij duke u shprehur se populli ka të drejtë për shkak se ekonomia e vendit tonë nuk është e lartë.
“Siç u komunikua sigurisht jo nga unë, se nuk i kemi nxjerrë shifrat publike, se po t’i publikojmë meritojnë shpjegime për këtë deklarim. Është e drejtë që njerëzit të shqetësohen për atë shifër, sepse ne jemi një popull që kemi ekonomi të ulët.
E vërteta është se vlera 24 mijë euro, e cila nuk është trajnim, por një paketë trajnimi për një vit nga data që fillon ku brenda ka trajnim shitjesh, marketing, udhëtime për njerëzit që të kalojnë kohë. Trajnimi dhe paketa kushton 9470 euro përfshirë dhe TVSH-në, e cila është vlera aktuale. Nuk e kam publikuar në asnjë vend dhe për njerëzit është një paketë me 94 euro që është një paketë që merret me meditimin, e cila jep ekspertizën e tyre. Duhet të bëj të qartë diçka, se këto paketa trajnimesh nuk janë për këdo që jeton këtu në Shqipëri dhe shikon TV dhe ka Insta që bën komente të ndryshme, kjo është për njerëzit që kanë një grup specifik për nisjen e një karriere të tyre dhe në biznes ku ka shumë njerëz që po na ndjekin që të dinë për njerëzit e suksesshëm. Kam mësuar si të ndërtoj biznese dhe të mos bëj gabime dhe të menaxhoj saktë. Nuk është puna të arrish qëllimin, por se çfarë njeriu do bëhesh ti për ta arritur qëllimin. Nëse do të bëhesh diçka duhet të bëhesh një person tjetër, siç e kam unë që ha drekë falas me miliardierë. Kuptimi i asaj dreke është këshilla që mund të marrësh nga ajo paketë. Nuk është për të gjithë publikun, në të gjithë botën ke opsione të ndryshme për të bërë një foto me Donald Trump. Është një pjesë e prezantimit që do të bëjë një upgrade që do të futet në një frekuencë zhvillimi ku bëjmë tema të ndryshme biznesi dhe për të gjithë ata që janë klientë të kësaj pakete pyesin për përfitimin e problemeve që ju ndodhin në karrierë. Sot në orën 18:00 në Instagram mund të përfitojnë falas një trajnim se si të organizojnë jetën dhe të ndryshojnë mendimet. Ky është një takim 2 orësh dhe është falas dhe 2 ditor është 94 euro ndrysho, përcakto dhe vepro dhe nëse duan të futen në një vit ndjekje atëherë është një vlerë me 9470 euro, sepse ka një vlerë që do marrin me shumë sesa kjo. Unë besoj se njerëzit blejnë 1600 euro sandale, por ajo që kam bërë në shumë vite me radhë që kur kam bërë XING, unë kam bërë që njerëzit të futen në investimin që të bëjnë te vetja. Nëse fut vlera në mendjen dhe trupin tend atëherë ke për të pasur një shumëfishim dhe ndryshimi fillon nga vetja. Ka plot skeptikë ku thonë KU U BO KY. Unë besoj se ai djali që është kamarier të vazhdojë këtë trajnimin falas pastaj të vazhdojë me paketat që zhvillohen me lekë nëse ka mundësi. Ky trajnim nuk është për të gjithë, por për personat që e përballojnë këtë gjë. Nëse ti e dëgjon atë videon me mua do e kuptosh që është okay dhe e argumenton ndryshe. Nëse një djalë shkon tek një dyqan dhe thotë sa kushton kjo ora dhe ai i thotë 20 mijë euro ai do thotë sa shtrenjtë dhe nëse shitësi i thotë se ti nuk e përballon dot do tërhiqet. Njerëzit që duan që të përmirësohen e gjejnë mundësinë. Nëse ti i rrit vlerat e tua mund të bëhesh më i miri në ato që bën dhe suksesi nuk është diçka që ti e gjen rrugës ose që e gjen në rrugë. Suksesi ka formula dhe nëse ti i merr dhe i mëson, ti del i suksesshëm duke kuptuar edhe veten tënde se si funksionon njeriu. Platforma e cila është në pronësinë time ka trajnerë të ndryshëm që kanë vendosur kurset e tyre dhe po përgatisim menu të ndryshme. Altin Basha po trajnohet për talentat që do të nxjerrë. Albi Nako që merret me pjesën e baletit. Jam shumë i lumtur se të gjithë në Shqipëri e dinë se çfarë bëj unë. Te trajnimi ne orën 6 janë futur 1935 mijë veta në Zoom”, tha Ermal Mamaqi.
Top Channel