David Lander, aktori i njohur për rolin e tij si Squiggy në “Laverne&Shirley”, ka ndërruar jetë në moshën 73- vjeçare.
Lander ndërroi jetë të premten në Los Angeles, i rrethuar nga gruaja e tij, vajza dhe djali, Kathy Fields Lander, tha gruaja e tij në një email drejtuar “Associated Press”.
“Ishte shumë i qetë. Ai kishte një betejë të ashpër me sklerozën multiple për 37 vjet dhe ai ngulmoi si askush që nuk kam parë ndonjëherë dhe kjo më mësoi shumë për gjërat e rëndësishme të jetës”, tha ajo.
Aktori zbuloi diagnozën e tij të sklerozës multiple në librin e tij të vitit 1998, “Fall Down, Laughing: Hoë Squiggy Caught Multiple Sclerosis and Didn’t Tell Nobody”.
Ndërsa u diagnostikua për herë të parë në vitin 1984.
“Çfarëdo që të ndodhë, skleroza multiple nuk mund t’i marrë të gjitha. Unë gjithmonë do të kem zemrën dhe shpirtin tim, zgjuarsinë dhe mençurinë time”, theksoi ai në vitin 2007.
David kishte një partneritet për një kohë të gjatë me Michael McKean, të cilin e takoi në Universitetin Carnegie Mellon. Së bashku ata krijuan personazhet e Lenny dhe Squiggy që ata do të luanin në shfaqje, i cili filloi nga 1976 në 1983.
Lenny dhe Squiggy ose Lenny Kosnowski dhe Andreë “Squiggy” Squiggman – ishin miq dhe fqinjët e katërt të Laverne DeFazio (Penny Marshall) dhe Shirley Feeney (Cindy Williams).
Artisti amerikan ka lënë pas vetes gruan dhe një vajzë, Natalie Lander.
Ai po ashtu ka qenë i pranishëm në të tjera seri televizive, përfshirë “The Bold and the Beautiful”, “The Love Boat”, dhe “Pacific Blue”.
Top Channel