“Luftë” për Brexit-in! Macron-i përplaset me Merkel-in

07/12/2020 10:22

Emmanuel Macron po përballet me një presion të madh nga liderët e BE-së për t’u zmbrapsur në lidhje me Brexit-in. Zyrtarët britanikë pretendojnë se ishte presidenti francez ai që rrëzoi javën e kaluar të gjithë progresin e arritur duke e detyruar negociatorin e BE-së, Michel Barnier të ashpërsojë qëndrimin e vet në minutën e fundit.

Ndërkohë, me kalimin e ditëve, liderët evropianë paralajmëruan se arritja e një marrëveshje tregtare, është e një rëndësie jetike. Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin shprehu shqetësimin se mosarritja e një ujdie do të jetë në dëm të të gjitha palëve të interesuara. Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, vendi i të cilit përballet me pasojat më të rënda nga No Deal, tha se dështimi do të ishte “shumë i kushtueshëm dhe shumë përçarës”.

Ministri francez i Evropës e pohoi një ditë më parë se disa liderët të bllokut evropian, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel nuk e kanë mbështetur qëndrimin e Macron-it, lidhur me ndihmën shtetërore, të drejtat e punëtorëve dhe standardet mjedisore. Në një intervistë për “Journal du Dimanche”, Clement Beaune tha se ka mospajtime mes 27 anëtarëve dhe se do të ishte naive të mos e pranoje një gjë të tillë.

“Kancelarja Merkel kërkon marrëveshje”, u shpreh ai, edhe pse shtoi se ajo e njeh mjaftueshëm tregun evropian sa për ta kuptuar se ekonomia gjermane do të vuante nga një marrëveshje e keqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA