Në Open në Top Channel u bë një debat I ashpër mes avokatit Adriatik Lapaj dhe Plarent Ndrecës. Debati nisi kur Lapaj tha se këtu nuk ka shtet.

Pjesë nga debati:

Lapaj: Këtu nuk ka shtet.

Ndreca: Çfarë thua. Je avokat nuk mund ta thuash këtë ti. Lërja Salianjit.

Lapaj: Po unë e them, këtu nuk ka shtet. Shteti është njësuar me pushtetin dhe pushteti është njësuar me qeverinë.

Ndreca: Ku jeton ti, në xhungël?

Lapaj: Po fatkeqësisht jetoj në një xhungël.

Ndreca: Ky është një opinion.

Lapaj: Këtu ska shtet se u hoqët ndihmën ekonomike atyre që në mjerimin e tyre kanë një televizor, një frigorifer, një lavatriçe në shtëpi. Nuk ka shtet sepse për të marrë ndihmë ekonomike nuk dhet të kesh të këputur një këmbë por të dyja.

Salinji: Nuk ka shtet sepse ske Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Ku i gjykatat?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA