Iris Luarasi: Në Francë dënohesh me 15 mijë euro gjobë dhe burg për montazhet
07/12/2020 22:25
Një draft për dënimin mbi memet ka ndezur debatin në Open.
Ndërsa në draft parashikohet 1 burg për memet, panelistët në Open ishin kundër këtij përfundimi paraprak dhe ende të pazyrtarizuar.
Pedagogia Iris Luarasi në diskutim e sipër solli dhe faktin se në Francë dënohesh me 15 mijë euro gjobë dhe burg për montazhet, por sqaroi se këto të fundit nuk kanë lidhje me ato që bëhen në mjedisin shqiptar.
“Në Francë dënohesh me 15 mijë euro gjobë dhe burg për montazhet, por dua ta sqaroj se kjo nuk lidhje me memet dhe fotomontazhet që bëhen këtu. Është totalisht ndryshe”, tha ajo.
Top Channel