I dorëzon ambasadorja Kim, SHBA dhuron pajisje mbrojtëse anti COVID për Drejtorinë e Burgjeve

07/12/2020 18:26

SHBA i kanë dhuruar sot Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Tiranë pajisje personale mbrojtëse kundër COVID, si maska dhe dezifektant duarsh.

Në dorëzimin e pajisjeve ka qenë vetë ambasadorja Yuri Kim.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurt gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA