Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zahir Pajaziti”, Podujevë.
Në një prononcim për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato”, tha ai.
Përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Top Channel